Fenerbahce ofertë zyrtare për portierin e kombëtares së Kosovës

Futboll

Fenerbahce ofertë zyrtare për portierin e kombëtares së Kosovës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:55
Pamje nga një ndeshje

Arijanet Muric mund të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar veror.

Portieri ynë ka shkëlqyer me Burnleyn në Championship, derisa pati edhe një ndeshje fantastike ndaj Benficës.

Fenerbahce është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa tani ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Burnleyt.

Mediat turke kanë raportuar se skuadra nga Stambolli ka ofruar 8 milionë euro për transferimin e Aro Muric.

Mbetet të shihet nëse Burnley do ta pranoj ofertën e skuadrës nga Stambolli.

Kujtojmë që Aro ka luajtur më parë për një vit në Superligën e Turqisë te Adana Demirspor, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat