Këta janë gjyqtarët e deleguar për ndeshjen e kthimit të Ballkanit

Futboll

Këta janë gjyqtarët e deleguar për ndeshjen e kthimit të Ballkanit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:57
Pamje nga një ndeshje

Ballkani do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Larnes.

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ballkani është më një këmbë në raundin tjetër, pasi triumfoi 3:0 ndaj kampionit të Irlandës së Veriut në ndeshjen e parë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Solitude”, me fillim prej orës 20:30.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë Islanda.

Vilhjalmur Thorarinsson është caktuar si gjqytar kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Gylfi Mar Sigurdsson dhe Birkir Sigurdarson.

Ivar Orri Kristjansson do të jetë gjyqtari i katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat