Neziri: E dimë që nuk do të jetë lehtë në Podgoricë, por Struga TL synon të shkojë në fazën tjetër!

Futboll

Neziri: E dimë që nuk do të jetë lehtë në Podgoricë, por Struga TL synon të shkojë në fazën tjetër!

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2023 Në ora: 20:44
Neziri

Të martën në Podgoricë nga ora 21:00 luhet ndeshja e xhiros së dytë kualifikuese në Conference League në futboll, ndërmjet Buduçnostit të Podgoricë dhe Strugës Trim Lum. 

Dihet se në ndeshjen e parë në Ohër, skuadra strugane fitoi me rezultat 1:0, me synime që të shkojnë në rrethin e tretë

Futbollisti Mexhit Neziri ka folur për mediumin e Maqedonisë së Veriut, “Sportmedia”, duke shprehur optimizmin:

“Kemi një rezultat të mirë, edhe pse mund të ishte edhe më i mirë. Zhvilluam ndeshje cilësore, por në Podgoricë do të jetë diçka tjetër nga rivali ynë.

Buduçnosti do të luajë në shtëpi, para tifozëve, ka ambicie.

Ata do të ndjekin rezultatin por ne jemi optimistë. E dimë që nuk do të jetë lehtë për ne, por Struga TL synon të shkojë në fazën tjetër në këtë garë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat