Alves rrezikon deri në 12 vjet burgim

Futboll

Alves rrezikon deri në 12 vjet burgim

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 07:32
Ish-mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves

Ish-mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves, rrezikon deri në 12 vjet burgim.

Kjo nëse shpallet fajtor për sulm seksual.

Ai u arrestua vitin e kaluar në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje të re spanjolle në banjon e këtij lokali.

Siç shkruan AFP, braziliani ishte për pushime në Spanjë, pasi luajti me Brazilin në Kupën e Botës “Qatar 2022”.

Ai është mbajtur në paraburgim që nga ajo kohë.

Atij iu mohua lirimi me kusht, pasi autoritetet thuhet se e konsideruan atë si rrezik për të ikur nga burgu.

40-vjeçari tha në qershor se ai ka “ndërgjegje të pastër”.

Ende nuk është caktuar ndonjë datë për fillimin e gjykimit ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat