Morata te Roma, flet Simeone

Futboll

Morata te Roma, flet Simeone

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:38
Morata e Simeone

Trajneri i Atletico Madrid flet për sulmuesin që është në fokusin e verdhekuqve

Diego Pablo Simeone, gjatë një interviste për As, ka bërë një pasqyrë të situatës së Atletico Madridit dhe Moratas në veçanti. Trajneri i Colchoneros shpjegoi se duhej të punonte duke marrë parasysh "ata që besojmë se mund të qëndrojnë":

"Jemi 25 veta, duhet të zgjedhim, dikush do të zemërohet. Mund të dështojmë, por mendoj se jam i bindur se kush do të rrijë dhe kush do të largohet”.

Duke hyrë në më shumë detaje për sulmuesin, objektivi numër një i Romës, ai shpjegoi:

"Kjo varet nga klubi dhe varet nga ai. Ne e kemi të qartë se kush qëndron dhe kush largohet".

Dhe Morata është një element për të cilin Simeone ka shumë konsideratë: "Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.

Ka karakteristika, që askush tjetër nuk i ka. Memphis është më i afërti, por gjithashtu i pëlqen të dalë dhe të lëvizë.

Alvaro jep thellësi, shtrin skuadrën, ka lartësi, një goditje të shkëlqyer me kokë. Është thelbësor. Shpresojmë që ai të qëndrojë me ne.

Shpresojmë ta ndihmojmë të kapërcejë atë pengesë prej 15 golave”.

“Ai shënoi më shumë me ne sesa me Juventusin dhe kjo gjeneron entuziazëm Skuadra ka nevojë për lojën e tij". Më pas për bashkëjetesën me Depay:

Ne u përpoqëm me Costa dhe Morata, edhe me Costa dhe Suarez, edhe nëse nuk përkonin shumë...

Mund të provoni. Ndeshjet janë të ndryshme, ndonjëherë padyshim që më pëlqen një çift i fortë si ata, do të duhej të shihnim se si t'i vendosim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat