​City e gjen zëvendësuesin e Mahrez

Futboll

​City e gjen zëvendësuesin e Mahrez

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:05
Mahrez

Siç bëhet e ditur nga eksperti i njohur, Fabrizio Romano, Manchester City e ka gjetur zëvendësuesin e Riyad Mahrez në Francë.

Kampioni evropian dhe anglez e ka futur në listë Jeremy Dokun si zëvendësues potencial të Mahrez.

Krahas Michael Olise, i cili është edhe në listën e të preferuarve të Cityt dhe Chelseat, Doku është njëri nga emrat kryesorë që po konsiderohet nga City.

Jeremy Doku luan për Rennes, për të cilin sezonin e kaluar bëri 35 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar shtatë gola dhe katër asistime mbi emrin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat