Paris Saint-Germain ka nevojë për një qendërsulmues

Futboll

Paris Saint-Germain ka nevojë për një qendërsulmues

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:26
Luis Enrique

Ousmane Dembele do të transferohet, kjo është e sigurt, por ai do të jetë një përforcim për krahun.

Dhe, duke ditur se nuk ka ende plane per Mbappe, Paris Saint-Germain ka nevojë për një qendërsulmues dhe për këtë çështje ka një perplasje idesh mes trajnerit Luis Enrique dhe drejtorit sportiv Luis Campos.

Këtë e kanë raportuar gazetarët e Foot Mercato.

Trajneri asturian do të kishte kerkuar Randal Kolo Muani të Eintracht Frankfurt si prioritet për repartin ofensiv, ndërsa drejtori sprotiv do të donte të sillte Gonçalo Ramos nga Benfica.

Megjithatë, për të dy nuk do të jetë e lehtë të arrijnë objektivin e tyre, duke qenë se si gjermanët ashtu edhe portugezët kërkojnë shumë për të shitur lojtarët e tyre më të mirë. Ne fakt, flitet per 80 mln euro e siper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat