Di Biagio trajner i Dinamos, Memushaj ndihmës i italianit

Futboll

Di Biagio trajner i Dinamos, Memushaj ndihmës i italianit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 22:30
Dinamo

Luigi Di Biagio është zyrtarisht trajner i Dinamos. Klubi blu, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar lajmin e dhënë më herët.

“Tekniku 52-vjeçar ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore në Carpegna (Itali), aty ku blutë janë zhvendosur ditën e sotme për të kryer edhe pjesën e dytë të fazës përgatitore.

Di Biagio ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A.

Në vitin 2018 pati edhe një eksperiencë me kombëtaren A të Italisë, si trajner i përkohshëm për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Trajneri Di Biagio do të ketë edhe dy ndihmës në stafin e tij, ish-futbollistin e kombëtares kuq e zi, Ledian Memushaj dhe trajnerin italian Fabrizio Piccareta", njofton Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat