Starova paralajmëron

Futboll

Starova paralajmëron

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:18
Starova - djathtas

Partizani nuk e bëri një tjetër gabim në Europë.

Të kuqtë fituan ndaj Atletic Escaldes me shifrat 4-1, pasi të parën e kishin fituar 0-1.

Tedi Cara realizoi dopietë, ndërsa Rrapaj trefishoi në të 58. Escaldes do të ngushtonte diferencat me penallti në shtesë, teksa vetëm pak sekonda më vonë, pas gabimit të portierit në grushtim, Eros Grezda mbylli spektaklin me golin e 4.

Kështu Partizani shkon në turin e tretë të Conference League, atje ku do të përballet me letonezët e Valmeria. Menjëherë pas ndeshjes, Starova dha opinionin e tij në MCN TV:

“Në ndryshim nga ndeshja e parë, Partizani luajti më mirë.

Po funksionin të dy krahët në sulm, pak më shumë i djathti. U krijuan raste për gol, mund të shënohej më shumë.

Por 4 raste për gol nga një rival si Escaldes është sinjal paralajmërimi për Partizanin, janë shumë”, tha Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat