Sherri i madh vazhdon te Lazio

Futboll

Sherri i madh vazhdon te Lazio

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:50
Sarri

Lacio vazhdon që ta ketë situatën e komplikuar edhe pas largimit të Igli Tares.

Rolin e drejtorit sportiv po e bën tani presidenti i klubit, Lotito.

Por pavarësisht se ish-lojtari i Shqipërisë nuk është më pjesë e klubit, qetësia nuk mbizotëron në kryeqytet.

Sarri është duke refuzuar shumë lojtarë që janë propozuar nga Lotito dhe nuk po i pëlqen aspak presidentit. Trajneri kërkon një ekip konkurrues, por cilësia ka rënë veçanërisht pas shitjes së Milinkovic Savic.

Nga krahu tjetër Lacio do të jetë pjesë e Champions League në sezonin e ardhshëm dhe Sarri nuk do që të bëjë një figurë të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat