Koubek ka respekt për Dritën po jo edhe frikë

Futboll

Koubek ka respekt për Dritën po jo edhe frikë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 00:27
Koubek

Trajneri i Viktoria Plzen, Miroslav Koubek, ka thënë se skuadra e tij ka respekt për Dritën po nuk ka frikë.

Ndeshja e parë në Plzen ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.

Fituesi i takimit do të kalojë në rrethin e tretë të garës. 

Trajneri çek ka folur një ditë para ndeshjes.

“E dimë se çfarë na pret, Drita është një kundërshtar cilësor, këtë e dinim edhe para ndeshjes së parë.

Ne gjithashtu e dimë se nesër do të jetë një mjedis me stuhi.

Respekti dhe përulësia ndaj kundërshtarit po, por frikë jo.

Lojtarët e Dritës kanë eksperiencë me ndeshje të ngjashme, tashmë për të katërtin vit radhazi po luajnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, nuk janë të përulur”, ka thënë ai.

"Ne e komplikuam situatën duke barazuar në shtëpi, por ne do të sulmojmë dhe do të synojmë të mposhtim kundërshtarin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat