Zulfiu: Do të japin maksimumin kundër Rijekës

Futboll

Zulfiu: Do të japin maksimumin kundër Rijekës

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 00:28
Zulfiu

Futbollisti i Dukagjinit të Klinë s, Iljasa Zulfiu ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk do të kursehen për një rezultat pozitiv në Kroaci kundër Rijekës. 

Skuadra ka mbyllur stërvitjen e fundit një ditë para ndeshjes ndaj  Rijekës ne kuadër të Conference League, për rrethin e dytë kualifikues.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:15. 

"E kemi analizuar ndeshjen e kaluar.

Shpresojmë ta japim maksimumin.

Ne e dimë kualitetin e Rijekës.

Të shohim se si do të jetë në fushë", ka thënë ai.
 
Ndeshja e parë në Prishtinë është mbyllur me fitoren e skuadrës kroate me rezultat 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat