Rijeka presion Dukagjinit

Futboll

Rijeka presion Dukagjinit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Minutat e parë janë në dominim të Rijekës por nuk ka gola.

Dukagjini është mysafir i Rijekës për ndeshjen e dytë në kuadër të rrethit kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 20:15, do të luhet në stadiumin “Stadion HNK Rijeka”.

Skuadra nga Klina pësoi humbje 1-0 në sfidën e parë, ndërsa sonte futet me të gjitha forcat në këtë duel.

Dukagjini e di se duhet të bëjë maksimumin për të mposhtur Rijekën, një skuadër që ka tejet cilësi, por asgjë nuk është e pamundur.

Formacionet zyrtare:

Rijeka: Labroviq, Veiga, Radeljiq, Dilaver, Goda, Banda, Selahi, Jankoviq, Eruk, Pasaliq, Ivanoviq.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Syla, Basri, Kameraj, Hugo, Iran, Feka, Zulfiji, Shala, Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat