“TKZ” premton mbështetje maksimale të Kombëtares për ndeshjen me Poloninë

Futboll

“TKZ” premton mbështetje maksimale të Kombëtares për ndeshjen me Poloninë

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:22
Tifozët

Kombëtarja e Shqipërisë luan në ditët e para të shtatorit dy ndeshje vendimtare për ëndrrën Euro 2024.

Kualifikimi në Europianin që do të organizohet në Gjermani, është objektivi i kuqezinjve të Sylvinhos.

Shqipëria, që renditet e dyta në grupin E me 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para, sfidon Çekinë në Pragë në datën 7 shtator. Ndërkohë që tri ditë më vonë zbarkon Polonia në “Air Albania”.

Kombëtarja pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh në transfertën çeke, ndërkohë që e zjarrtë do të jetë atmosfera ndaj polakëve në kryeqytet.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ, që nuk i lë kurrë vetëm lojtarët kuqezi, ka njoftuar detajet e organizimit të takimit ndaj Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat