Mourinho mund të humbë lojtarin

Futboll

Mourinho mund të humbë lojtarin

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:26
Logo e Romës

Shtypi francez po raporton për negociata të avancuara midis Rennes dhe Romës me synimin për transferimin e Nemanja Matiq në klubin francez.

Sipas gazetës “Ouest-france”, mesfushori serb 35-vjeçar është i gatshëm të ulë pagën për t’iu bashkuar klubit nga krahina e Bretanjës, që e ka të pamundur të përballojë shifrën 4 milionë euro që mesfushori fiton aktualisht te verdhekuqtë.

I lidhur në kontratë me Romën deri në vitin 2024, Matiq është, mund të thuhet, “hajmalia” e José Mourinhos.

Portugezi e mori nga Benfica kur ishte te Chelsea dhe këmbënguli që ta merrte edhe te Manchester United dhe Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat