Zyrtare, sulmuesi rikthehet në Serie A, bashkohet me zikaltërit

Futboll

Zyrtare, sulmuesi rikthehet në Serie A, bashkohet me zikaltërit

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 20:59
Gianluca Scamacca

Gianluca Scamacca është bashkuar me Atalantën.

Sulmuesi i njohur u largua nga West Ham, pas një edicioni në Premier League. Bëhet fjalë për një transferim përfundimtar prej 25 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera shtesa.

“Kam zgjedhur vendin më të mirë për mua për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe mjedisin ideal për mua për momentin,” tha Scamacca për faqen zyrtare të Atalantas.

“Drejtori dhe trajneri më ndihmuan të kuptoja se më donin dhe ndanë idetë e tyre me mua. Gasperini më tha se kam cilësi të fshehura dhe kjo është ajo që më ka goditur më shumë” – Tha ai. Scamacca ka luajtur më për Genoan dhe Sassuolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat