City i ofron kontratë të re Silvas, nuk do negociata me Barçën dhe PSG-në

Futboll

City i ofron kontratë të re Silvas, nuk do negociata me Barçën dhe PSG-në

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:05
Bernardo Silva

Manchester City i ka ofruar kontratë të re Bernardo Silvas, mes spekulimeve të mundshme për largim.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, City i ka treguar Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit se nuk ka negociata për portugezin.

Qytetarët janë optimist se do të marrin shumë shpejt një përgjigje pozitive nga Silva.

Ai, është duke u kërkuar me ngulm nga shumë skuadra evropiane, madje pati ofertë edhe nga klubet e Arabisë Saudite, por që i refuzoi.

Është thënë se trajneri Pep Guardiola nuk e do largimin e tij, pasi e konsideron si shumë të rëndësishëm, sidomos pas largimit të Riyad Mahrezit, i cili tashmë ka lënë një boshllëk të madh.

Kujtojmë, City dje humbi në finalen e Superkupës së Anglisë nga Arsenali në penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat