Benzina shkon përtej realitetit

Futboll

Benzina shkon përtej realitetit

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:10
Nouhaila Benzina

Nouhaila Benzina vazhdon të shkruajë histori dhe të jetë referencë në botën myslimane.

Nëse debutimi i saj historik me hixhab në një Kupë Botërore kundër Koresë ishte një moment historik, qendërmbrojtësja marokene ka kaluar një pengesë tjetër: atë virtuale.

Në përditësimin e fundit të FIFA 23, loja e futbollit “par excellence”, veshja është përfshirë në atributet e futbollistes dhe imazhi i saj është besnik ndaj atij që shfaqet në fushë.

Pavarësisht nga fakti se, në fillim, përditësimi kishte një gabim që nënkuptonte se Benzina nuk ishte e disponueshme midis atyre që u zgjodhën në 11-shen e ekipit afrikan, përdoruesit tani mund ta aktivizojnë qendërmbrojtësen marokene.

Maroku është duke zhvilluar Botërorin më të mirë në historinë e tij. Vajzat nga vendi afrikan kanë kaluar për herë të parë fazën e grupeve, kanë mundur Kolumbinë dhe kanë lënë jashtë Gjermaninë.

Tani ato duhet të luajnë kundër Francës, kundër një rivaleje të madhe, duke pasur parasysh numrin e madh e emigrantëve me origjinë nga Maroku në Francë.

Në Botërorin e kaluar, në Katar, pati trazira, sidomos ditën kur të dyja skuadrat u takuan në gjysmëfinale të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat