Musolli rikthehet në vendlindje

Futboll

Musolli rikthehet në vendlindje

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:28
Pamje nga prezantimi

Llapi i Podujevës përforcohet për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Besar Musolli pas një kohe rikthehet në vendlindje.

"Mesfushori llapjan me shumë eksperiencë në futbollin tonë dhe atë shqiptar, Besar Musolli rikthehet në vendlindje dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë.

Pas tri viteve tek skuadra e Gjilanit, Musolli do vijoj t'i mbroj ngjyrat bardhekaltër të klubit tonë në edicionin e ri.

Ish-kapiteni i Kukësit është prezantuar në ambientet e klubit tonë në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella.

Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat