Aliji i prinë sulmit

Futboll

Aliji i prinë sulmit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:40
Pamje nga një ndeshje

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë, më 9 gusht do të luajë një ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Hungarisë.

Takimi kontrollues ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë do të luhet në stadiumin “Gjorçe Petrov”, i cili është caktuar për në orën 17:00.

Përfaqësuesja e seleksionuesit Vujadin Stanojkovic është duke u përgatitur intensivisht këto pak ditë për duelin e radhës me përzgjedhjen cilësore të Hungarisë.

Futbollistët e rinj janë vendosur në hotelin Park në Shkup.

Seleksionuesi i reprezentuesve të rinj, Vujadin Stanojkovic, ka vendosur të thërrasë këta lojtarë për sfidën e ardhshme:

Portierë: Slave Vërgov (Brera), Amar Haxhibulic (Rabotniçki);

Mbrojtja: Anes Meliqi (Shkëndija), Numan Ajetovic (Vardar), Bojan Ivçeski (Pobeda), Teodor Haxhi Poposki (Rabotniçki), Andrej Ljubevski (Rabotniçki), Jovan Postolov (Brera);

Mesfusha: Maksimilian Dimitrijevski (Borussia Munich, Gjermani), David Ristovski  Brera), Milot Sinani (Arau, Zvicër), Altin Nuredinovski (New Star), Almir Podragja (Rabotniçki), Nikolla Manojlov (Rabotniçki), David Mateski (Ohrid Lihnidos), Andrej Siljanoski (Pelister);

Sulmi: Matej Gashtarov (Vardar), Altin Aliji (Makedonija GJP.), Tarik Demishoski (Makedonija GJP);

Mbrojtësi Andrej Velkov nga skuadra Brera u thirr në përfaqësuesen U18 të Maqedonisë, por për shkak të obligimeve me ekipin e parë të skuadrës nga Strumica, nuk ka marrë leje për t’iu bashkuar kampit në përfaqësuese.

Në skuadër nuk është përfshirë edhe Muhammed Elmaz, i cili ka marrë leje nga seleksionuesi, pasi aktualisht ndodhet në Holandë, në një kamp stërvitor në Groningen.

Vujadin Stanojkoviq, seleksionues i përfaqësueses U18 të Maqedonisë: 

“Këta futbollistë po piqen si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Si skuadër jemi në rritje, po përmirësohemi dhe besoj se mund të jemi më mirë në të ardhmen.

Jemi të lumtur për takimet e mëparshme me Rumaninë dhe Malin e Zi, ku arritëm të luajmë shumë mirë dhe të arrijmë nga një fitore ndaj dy përfaqësueseve të mira. Ne po krijojmë një skuadër të mirë, këta fëmijë  po bëhen dalëngadalë futbollistë të vërtetë që do të jenë gati të luftojnë për një vend në ekipin e parë të klubeve të tyre.

“Në përgjithësi, Hungaria ka gjithmonë një përfaqësuese cilësore seniore, e cila është rezultat i punës së shkëlqyer në ekipet e të rinjve. Kanë futbollistë dhe talentë të shkëlqyer në të gjitha kategoritë e të rinjve.

“Është fillimi i sezonit, nuk do të jetë e lehtë, por unë besoj te lojtarët e mi. Shumica e lojtarëve tashmë prej një muaji janë në një proces të mirë stërvitor, sepse po punojnë me ekipin e parë në klubet e tyre dhe besoj se do të jenë të gatshëm t’i përgjigjen plotësisht kësaj sfide.

“Kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për kualifikimet që na presin vitin e ardhshëm. Shpresoj se nga kjo gjeneratë do të dalin futbollistë si Fazlagiq, Atanasov, Çurlinov, të cilët do të jenë bartës në përfaqësuesen deri në 21 vjeç dhe në përfaqësuesen A të Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat