Trashi eurogol, Ballkani bën hapin e parë drejt play - off-it të Conference League

Futboll

Trashi eurogol, Ballkani bën hapin e parë drejt play - off-it të Conference League

Nga: K.Goca Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:11
Ballkani feston fitoren

Skuadra e Ballkanit të Therandës, kampion në fuqi, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Conference League në futboll.

Një atmosferë e bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një Ballkan që ka treguar forcën në pjesën e dytë.

Goli i Lorenc Trashit gjatë do të mbetet në kujtesë të adhuruesve të futbollit.  

Një pjesë e parë pa gola por në të dytën vendasit shënuan dy herë.

Futbollisti Meriton Korenica me një veprim të shkëlqyeshëm, nga afërsia ka realizuar për 1:0 në minutën e 59-të.

Pas tre minutave Lorenc Trashi ka ngritur në këmbë gjithë të pranishmit në “Fadil Vokrri”. 

Ai me të parën e pa rënë topin në tokë godet nga rreth 17 metra duke shënuar eurogol në këndin e epërm të djathtë, ndërsa portieri i skuadrës nga Gjibraltarit, Coleing, as që kishte fuqi të intervenojë.

Fitore e madhe e djelmoshave të trajnerit Ilir Daja, të cilët me qetësi e presin takimin e kthimit në Gjibraltar dhe janë shumë afër garave të play -Off-it..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat