Juventus bën gati 15 milionë euro për brazilianin e Monzës

Futboll

Juventus bën gati 15 milionë euro për brazilianin e Monzës

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:03
Carlos Augusto

Pas disa largimeve që nuk janë pjesë e projektit të Juventusit, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po punon tashmë edhe me disa afrime.

Së fundmi, bardhezinjtë ndodhen në derën e Monzës për një prej titullarëve të ekipit të tyre.

Bëhet fjalë për Carlos Augusto, i cili është një dëshirë e hershme e “Zonjës së Vjetër”.

Edhe pse në krahun e majtë militojnë dy lojtarë me cilësi si Filip Kostiq dhe Iling-Junior, Juventusi kërkon të ketë në skuadër dhe brazilianin.

Siç raporton “Sportmediaset”, me largimin e Denis Zakarias drejt Monacos që është thuajse i kryer, bardhezinjtë do të bënin menjëherë një sulm për Carlos Augusto. Shifra e transferimit mendohet se do të shkojë diku te 15 milionë euro që kërkon Monza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat