Frymëmarrje për Barcelonën

Futboll

Frymëmarrje për Barcelonën

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:03
Barcelona

Orë vendimtare për situatën financiare të Barcelonës. Katalanasit janë pranë arritjes së marrëveshjes me Fondin Gjerman për shitjen e 5% të aksioneve të Barça Studios, operacion ky që do t’u siguronte kampionëve të Spanjës 20 mln euro.

“Blaugranat” së fundmi kanë arritur të sigurojnë  afërsisht 30 mln nga shitja  e dyshes Kessie-Dembele, ndërsa marrëveshja  e fundit e klubit katalanas me Fondin Gjerman, pritet të zgjidhë problemet financiare të klubit.

Dritë në fund të tunelit për Barcelonën, që tashmë duhet të nisë menjëherë nga puna për federimin e lojtarëve deri para të  dielës. Manovrat ekonomike të presidentit Johan Laporta kanë ardhur gjithmonë si një zgjidhje për klubin, i cili vuan jo pak pasojat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, por edhe të keqmenaxhimit  të presidentit të mëparshëm Josep Maria Bartomeu.

Klubi katalanas shpenzoi plot 400 mln Euro për treshen: Coutinho-Griezmann-Dembele, për ti shitur ata për vetëm 90 mln, me pak fjalë një vetëvrasje për kampionët e Spanjës.

Gjithsesi problemet e së shkuarës  duhet të lihen pas dhe klubi tashmë duhet të fokusohet në problemin më të madh që ka aktualisht, atë të federimit të lojtarëve.

Problem i cili me marrëveshjen e fundit pritet të zgjidhet. Barcelona do të vizitorë kryeqytetin këtë të diel për tu përballur me Getafen dhe  Objektivat e klubit janë që të luftojnë për të gjithë trofetë në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat