Benitez flet për kampionatet e ndryshme europiane

Futboll

Benitez flet për kampionatet e ndryshme europiane

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:08
Benitez

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Napoli-t, Rafa Benitez, ka folur për kampionatet e ndryshme europiane, veçanërisht për La Liga-n:

“Është e qartë se nga pikëpamja ekonomike dhe marketingu, Premier League është liga më vezulluese, por La Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1 janë aty.

Për mua, nuk ka shumë dallim mes La Liga-s, Serie A dhe Premier, por mënyra se si shitet produkti e bën Premier League më të rëndësishme.

“La Liga dhe Serie A kanë shumë lojtarë të nivelit të lartë dhe tre italianet në finalet e fundit europiane e dëshmojnë këtë, por është e qartë se paratë nga Premier League dhe arabët do të thotë se ata mund të nënshkruajnë me shumë lojtarë.

“Diçka që në të ardhmen mund të ketë një pasoja teknike, por për momentin nuk është ende rasti: La Liga dhe Serie A mbrojnë veten dhe janë konkurruese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat