Nuk ka minuta për Zhegrovën

Futboll

Nuk ka minuta për Zhegrovën

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 21:00
Zhegrova

Sot ka startuar edhe elita e futbollit francez, me ndeshjen Nice – Lille që e hap kampionatin francez

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova nuk është titullar në ndeshjen e parë të Lille që e zhvillon kundër Nice si mysafirë në Francë.

Trajneri Paul Fonseca ka zgjedhur që të startojë sonte me formacion 4-4-2 duke e lënë Zhegrovën në bankë derisa vijës së sulmit të Lille i prin Jonathan David dhe Alan Virginius.

Zhegrova ishte në dyshim për këtë ndeshje edhe para se të fillonte për arsye se u tha se ai po vuan nga një lëndim në kofshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat