Chelsea gati të thyejë rekorde

Futboll

Chelsea gati të thyejë rekorde

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 14:35
Moises Caicedo

Chelsea gati të thyejë rekorde!

Pas refuzimit të ofertës së “të kuqve” të Liverpool, mesfushori i talentuar i “pulëbardhave” të Brighton, Moises Caicedo e theksoi qartë pasditen e së premtes se dëshiron vetëm kalimin te “blutë” e Chelsea dhe këta të fundit duket se kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, klubi londinez ka bërë një ofertë të re, e cila mban vlerën e plot 115 milionë paundëve, duke e bërë kështu 21-vjeçarin, mesfushorin më të shtrenjtë në historinë e futbollit në Premier League.

Tashmë e vetmja gjë çfarë na mbetet për të pritur është që “pulëbardhat” e Brighton të pranojnë ofertën e “bluve” për ekuadorianin, me këtë të fundit, që duket se pret me padurim të luaj në “Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat