Dy emra të mëdhenj rrezikojnë të mbeten jashtë listës

Futboll

Dy emra të mëdhenj rrezikojnë të mbeten jashtë listës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 14:56
Barcelona

Barcelona është në garë kundër kohës për të regjistruar blerjet e reja përpara fillimit të La Liga 2023-2024.

Në ditët e fundit nga Spanja kanë ardhur zëra për largimin e mundshëm të Ilkay Gundogan në rast mospërfshirjeje në listën e kampionatit për shkak të problemeve ekonomike dhe FFP-së strikte të vendosur nga La Liga.

Ditën e premte klubi katalanas njoftoi shitjen e 29.5% të “Barça Vision” te fondi i investimeve Libero dhe te këshilltarët privatë të investimeve të NIPA Capital për 120 milionë euro dhe në të njëjtën kohë me këtë marrëveshje është gati të vijojë me regjistrimin e lojtarëve që sapo kanë rinovuar kontratat (Iñaki Peña, Ronald Araujo, Sergi Roberto, Alejandro Balde dhe Marcos Alonso) dhe nënshkrimet e reja (Ilkay Gündogan, Oriol Romeu dhe Iñigo Martínez).

Sipas asaj që raportohet nga gazeta katalanase Mundo Deportivo, Barça kishte vetëm njëmbëdhjetë lojtarë të regjistruar në La Liga dy ditë para fillimit të kampionatit kundër Getafe: ata janë ter Stegen, Christensen, Koundé, Eric, Gavi, Pedri. , De Jong, Ferran, Raphinha, Lewandowski dhe Ansu Fati.

Lojtarët e rinovuar që do të regjistrohen janë Iñaki Peña, Ronald Araujo, Sergi Roberto, Alejandro Balde dhe Marcos Alonso dhe nënshkrimet janë Ilkay Gündogan, Oriol Romeu dhe Iñigo Martínez.

Tani Barça do të përpiqet të regjistrojë të gjithë lojtarët në skuadrën e Xavi-t, por nuk përjashtohet që dikush mund të mbetet përkohësisht jashtë, sepse, përsëri sipas gazetës katalanase, “numri i lojtarëve në fakt do të varet nga vlerësimi i ‘fair-play’-it ekonomik dhe hyrja progresive e 120 milionëve”.

Janë dy lojtarë që rrezikojnë të mbeten jashtë listës që do të prezantohet në La Liga: Iñigo Martínez, i dëmtuar dhe Marcos Alonso, më pak esenciali nga të lartpërmendurit; ata mund të sakrifikohen përkohësisht në rast se do të kishte probleme me regjistrimin e të gjithë skuadrës menjëherë.

Disa djem nga Cantera si Lamine Yamal, Fermín López, Álex Valle dhe Ander Astralaga do të jenë në dispozicion për Xavi.

Barcelona duhej të bënte një pagesë të dytë prej 60 milionë deri në qershor 2023, për të përfunduar të gjithë procesin e nisur vitin e kaluar, por klubi nuk ka arritur të bëjë gjithçka sipas planit: tani, me hyrjen e burimeve të reja dhe shitjet e dyshes Kessie.

Dembele, mund ta rregullojë këtë problem dhe La Liga nuk duhet të ketë probleme me regjistrimin e të gjithë lojtarëve të rinj.

Deri të dielën do të dimë nëse kampionët spanjollë do ta kenë në dispozicion të gjithë skuadrën apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat