Beloti: Shpresojmë që këtë vit të jemi ne kampionë

Futboll

Beloti: Shpresojmë që këtë vit të jemi ne kampionë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 23:50
Beloti

Sulmuesi Andrea Beloti, foli pas ndeshjes miqësore mes Partizanit dhe Romës, që përfundoi me rezultatin 1-2 për skuadrën italiane, Beloti deklaroi:  

“Ishte një ndeshje e luftuar, Partizani ka lojtarë të aftë, po bën eliminatoret dhe shihet që janë të përgatitur.

Ne e dimë që me ngarkesat e punës, do të ishim jo në formë 100%.

Por padyshim për të parën do të jemi të gjithë mirë.  

Unë mendoj se ne jemi profesionistë dhe kush del në fushë, duhet të bëjë gjithçka për Romën.

Për merkaton është klubi, trajneri që punon çdo ditë për të sistemuar çdo gjë që mungon në ekip. Por përtej kësaj, duhet të përqendrohemi në fushë se pikët bëhen në fushë, jo jashtë.  

Seria A është një kompeticion shumë i luftuar, kemi parë vitin e kaluar dhe mendoj se edhe këtë vit, do të jetë kështu. Ka shumë skuadra përpara shumë të forta. Kush do të shprehet më mirë dhe sigurojë pikët, siç bëri Napoli që na shkëputi. Shpresojmë që këtë vit të jemi ne kampionë, duhet të jemi të përqendruar për çdo ndeshje se e dimë që ka ekipe të forta dhe duhet të bëjmë sa më shumë pikë.  

E vështirë të luash edhe në Europë, por e kemi përjetuar edhe vitin e kaluar edhe pse kishim shumë dëmtime, ia dolëm të shkonim deri në fund dhe thuajse edhe në Champions. Në periudhën kyç të sezonit kishim shumë dëmtime dhe mendoj se kjo skuadër është ndërtuar për të siguruar kënaqësi, por do na përkasë ne ta tregojmë në fushë”, deklaroi Beloti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat