Drita starton me fitore, Llapi kokulur nga Gjilani

Futboll

Drita starton me fitore, Llapi kokulur nga Gjilani

Nga: K. G. Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:53
Albin Prapashtica

Drita e ka nisur furishëm edicionin e ri, duke i shkaktuar humbje Llapit të Podujevës me rezultat 2:0. 

Ndeshja u zhvillua në fushën ndihmëse në Gjilan në një atmosferë të mirë por llapjanët nuk ia dolën të importojnë pikë karshi Dritës shumë të mirë.

Golat i realizuan Blerim Krasniqi (60’) e Albin Prapashtica (77’).

Në javën e dytë të elitës së futbollit të Kosovës, Drita do të luajë në Prizren me Lirinë dhe Llapi e pret Dukagjinin.

Java e 1-rë

Liria - Ballkani 0:1
Drita - Llapi 2:0
Prishtina - Feronikeli 74 3:1
Dukagjini - Malisheva 0:1
Fushë Kosova - Gjilani u shty

Java e 2-të

Gjilani - Prishtina
Ballkani - Feronikeli 74
Malisheva - Fushë Kosova
Llapi - Dukagjini
Liria - Drita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat