Lugano me pesë shqiptarë titullarë, shkatërron me gola Yverdonin! Vladi shënon

Futboll

Lugano me pesë shqiptarë titullarë, shkatërron me gola Yverdonin! Vladi shënon

Nga: K. Goca Më: 13 gusht 2023 Në ora: 21:25
Lugano

Lugano ka treguar lojë të madhe duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 6:1 Yverdonit, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit zviceran.

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Shkqlim Vladi, Uran Bislimi, Albian Hajdari e Kreshnik Hajrizi, u paraqitln titullarë.

Hajdari në minutën e 37-të e Bislimi në atë të 59-tën, u ndëshkua me karton të verdhë. 

Vladi shënoi në minutën e 34-të për epërsinë 2:1. 

Golat për Luganon i realizuan Sabbatini (24'), Vladi (34’), Bottani (41'), Sauthier (51' – penalltia), Valenzuela (65') e Steffen (79') dhe për mysafirët shënoi Carlos (8’). 

Zurich kryeson me 10 pikë, Lugano është në vend të dytë me 9 dhe Yverdon i 10-ti me 4 sosh.

Lugano – Yverdon 6:1 (3:1)

Shikues : 3144.
Lugano: Amir Shaipi; Arigoni (Esounoza 30’), Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari, Valenzuela; Uran Bislimi (Grgiç 64’), Sabbatini; Steffen, Bottani (64. Babic), Cimignani (64. Macek); Shkëlqim Vladi (Celar 71’).
Yverdon: Martin; Sauthier, Del Fabro, Tijani, Le Pogam; Gouet, Céspedes; Tasar (Maurin 71’), Alves (Klepac 71’), Lungoyi (Beyer 46’); Kevin Carlos (Rodrigues 46’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat