Tre duele të shtunën dhe dy të dielën në Superligën e Kosovës

Futboll

Tre duele të shtunën dhe dy të dielën në Superligën e Kosovës

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:04
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës ka nisur këtë fundjavë që lamë pas ku janë zhvilluar katër ndeshje.

Ndërkohë xhiro e dytë do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme, me pesë ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

FFK ka publikuar orarin ku tre duele janë paraparë të zhvillohen ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.

Liria do të luaj sërish në Prizren, ku kësaj radhe pret Dritën.

Të shtunën Malisheva pas fitores ndaj Dukagjinit pret në Suharekë skuadrën e Fushë Kosovës.

Ndërkohë dueli tjetër i kësaj dite është ai mes Gjilanit dhe Prishtinës, por që ende nuk është konfirmuar nëse do të luhet pasi gjilanasit janë duke kaluar nëpër një moment të vështirë.

Të dielën në program janë dy sfida të tjera tejet interesante.

Llapi para adhuruesve të vet pret Dukagjinin, derisa Ballkani luan sërish në shtëpi, ku kësaj radhe takohet me Feronikelin ’74.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat