Carragher: Bënë një ofertë prej 60 milionë funtesh

Futboll

Carragher: Bënë një ofertë prej 60 milionë funtesh

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:29
Carragher

Liverpool ka pasur shumë probleme në vitet e fundit për sa i takon përforcimit të skuadrës në merkato.

Ky është mendimi i legjendës së klubit Jamie Carragheri cili ka folur për vështirësitë që kapasur skuadra në merkaton e verës.

Pasi e ka nisur sesionin e merkatos me blerjet e Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai, Të Kuqtë kanë pasur disa vështirësi.

Liverpool është mundur nga Chelsea në garën për të siguruar shërbimet e Moises Caicedo dhe Romeo Lavia në ditët e fundit.

Carragher ka thënë për Sky Sports: “Bënë një ofertë prej 60 milionë funtesh kur refuzuar të paguanin 50 milionë pak ditë më parë. Është një situatë qesharake.

“Është struktura e klubit, çfarë po bën Liverpool-i?

Nuk po shpenzopjnë aq sa skuadrat e tjera, dhe në harkun e 18 muajve Liverpool ka pasur katër drejtues futbolli.

“Nuk kanë realizuar operacione, ajo është detyra e drejtorit të futbollit. Dy lojtarët që kanë blerë kishin klauzola, nuk ka pasur negociata! Nuk mund të mbyllin marrëveshje, nuk duan të paguajnë. Është me të vërtetë qesharake!”, ka përfunduar Carragher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat