Kosova e mbyll baras miqësoren e parë me Malin e Zi 

Futboll

Kosova e mbyll baras miqësoren e parë me Malin e Zi 

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:42
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka barazuar me rezultat 2:2, në ndeshjen e parë miqësore kundër Malit të Zi në Rozhajë.

Dardanet e reja patën paraqitje të mirë dhe ishin dominuese deri në minutat e fundit të ndeshjes. Alba Shabani zhbllokoi shifrat e ndeshjes në minutën e 40-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Besjana Zogaj, në minutën e 81-të.

Kur u mendua se Kosova do t’i gëzohet fitores dy pakujdesi në mbrojtje i mundësuan vendaseve që të barazojnë shifrat me golat e shënuar nga Sanija Paçariz (89′) dhe Ivana Boriçiq (90’+2’).

Miqësorja e dytë e këtyre dy ekipeve do të zhvillohet të enjten në orën 10:00.

Mali i Zi – Kosova 2:2

Stadiumi: “Bandzovo Brdo”, Rozhajë.
Gjyqtar: Sanjin Hajdaragiq.
Golashënuese: Sanija Paçariz (89′) dhe Ivana Boriçiq (90’+2’) – Alba Shabani (40′), Besjana Zogaj (81′)
Kartonë të verdhë: Çagjenoviq – Spahiu, Bela.

Mali i Zi: Ajsha Kalaq, Vlada Miloviq, Ivana Pavloviq (46’ Sanija Paçariz), Tanja Malesija, Ivana Boriçiq, Anastasija Rakoçeviq (80’ Tijana Xhurxhevac), Katarina Çaxhenoviq (82’ Tamara Miloviq), Ana Krivokapiq (46’ Lidija Staniq), Anxhela Goluboviq (82’ Mia Vukçeviq), Tatjana Osmajiç, Larisa Xhurkoviq (68’ Mia Baturan).

Kosova: Rajmonda Spahiu, Verolinda Hulaj (63’ Eltina Bozhdaraj), Elsa Raci, Kreshnike Ramaja (63’ Besjana Zogaj), Laureta Crnaveri, Bardha Gjonbalaj, Alba Shabani, Rreze Gashi (65’ Deliza Krasniqi), Aurona Racaj (46’ Melisa Çollaku), Lorita Islami, Erjona Zani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat