Tetë vetura, tri sauna, aeroplan privat e lukse të tjerë

Futboll

Tetë vetura, tri sauna, aeroplan privat e lukse të tjerë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:49
Neymar

Al Hilal e transferoi sot edhe zyrtarisht Neymarin nga Paris Saint-Germaini për 90 milionë euro, ndërsa braziliani u bë ylli më i ri që i bashkohet Saudi Pro League.

Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës do ta ketë një jetë luksi në Arabinë Saudite.

Ai do t’i marrë afro 3 milionë euro në javë, por kjo nuk është e tëra.

Sipas mediave britanike, Neymar do të ketë edhe benefite të tjera duke e bërë një jetë “haremi” në Lindjen e Mesme.

Sipas mediumit “The Sun”, Neymar i ka marrë si dhuratë tri vetura luksoze, ndërsa ekipit të tij i janë dhënë edhe katër Mercedes G Wagons dhe një Mercedes van.

Me këtë rast, Neymar me ekipin e tij i morën tetë vetura dhuratë.

Gjithashtu, përfaqësuesi brazilian dhe e dashura e tij do ta kenë një ngasës personal 24/7.

Tri veturat luksoze të futbollistit jug-amerikan besohet të jenë, një Bentley Continental GP, një Aston Martin DBX dhe një Lamborghini Huracan, të vlefshme më shumë se gjysmë milioni euro secila.

Nër të tjera, Al-Hilal ia ka siguruar Neymarit një shtëpi përrallore.

Besohet se frigoriferi do të jetë gjithmonë i pajisur me lëng Acai dhe me pije Guana për t’i shijuar ato me të afërmit dhe të dashurit e tij.

Po ashtu, do të ketë tri sauna në shtëpi dhe pesë punëtorë gjatë tërë kohës në dispozicion, përfshirë këtu kuzhiniere dhe pastruese.

Prona do t’i ketë 25 dhoma dhe pishinën, e cila është së paku 10 metra e gjerë dhe 40 metra e gjatë.

Neymarit do t’i jepet në shfrytëzim edhe një aeroplan privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat