Si babai si i biri, njëri e çuditi Beogradin me Prishtinën, tjetri Gjermaninë

Futboll

Si babai si i biri, njëri e çuditi Beogradin me Prishtinën, tjetri Gjermaninë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 gusht 2023 Në ora: 15:23
Shukri e Leart Paçarada

Babë e bir me karrierë të bujshme në futboll por me role diametralisht të kundërta në fushën e lojës!

Shukri Paçarada ka qenë portier i gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta dhe djali i tij, Learti luan në repartin e mbrojtjes, tani është pjesë e skuadrës së njohur gjermane Koln, anëtar i Bundesiga I!

Cila është e përbashkëta e tyre në periudhat e ndryshme?

Paçaradët kur debutojnë në rangun e lartë, janë të frikshëm dhe bien në sy për shkëlqim!  

Shukri Paçarada debutoi në fanellën e Prishtinës pikërisht me 22 shkurt të vitit 1987 dhe çuditi Beogradin dhe një ish Jugosllavi.

Ishte i pamposhtur në portë dhe duke iu falënderuar Paçaradës Prishtina kishte luajtur baras (0:0) me Cërvena Zvezdën në Beograd, në ndeshjen e javës së 18-të.

Mediat e ndryshe ish jugosllave të asaj kohe, e vlerësuan me notë të madhe 9 e disa edhe me 10-she!  

Biri i tij, Learti debutoi me Koln-in dhe shih mrekullinë, prej lojtarëve më të vlerësuar në takimin e të hënës që e lamë pas, u vlerësua me notë 8.0 nga faqja për statistika “Sofascore”.

Koln pas vazhdimeve e mposhti me rezultat 3:1 Osnabruck-in vendas dhe kualifikohet në të 16-ën e finale së Kupës së Gjermanisë.

Për dallim nga Learti, Shukriu në karrierën e toj ka luajtur një lojë edhe si sulmues kur ishte pjesë e klubit të futbollit Llapi. 

Learti është reprezentues i Kosovës.

Para 26 viteve Shukriu çuditi Beogradin dhe tani Learti mahniti Koln-in. 

Nuk thonë rastësisht, se dardha pikë ndër dardhë, kështu është edhe me Paçaradët e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat