Juventus në kundërsulm

Futboll

Juventus në kundërsulm

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:28
Bonucci

Tensionet mes Juventus dhe Leonardo Bonuccit vijojnë të shtohen ditë pas dite.

Mbrojtësi përfundoi jashtë planeve të drejtuesve bardhezinj dhe trajnerit Massimiliano Allegri ndërsa së fundmi, klubi torinez nuk e ka lejuar lojtarin as të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

36-vjeçari po stërvitet me pjesën tjetër të futbollistëve që janë jashtë planeve të klubit dhe që pritet të largohen në këtë merkato verore.

Megjithatë, Bonucci nisi një ankesë tek Shoqata e Futbollistëve me këta të fundit që i bënë thirrje Juventusit që të respektojë të drejtat e mbrojtësit.

E menjëhershme përgjigja e Juventus me klubin që thekson se në asnjë moment Bonuccit nuk i janë shkelur të drejtat.

“Klubi i Futbollit Juventus rikonfirmon fuqimisht korrektësinë e veprimeve të tij ndaj të gjithë lojtarëve të regjistruar, të cilëve u janë njohur plotësisht dhe garantohen të gjitha të drejtat e parashikuara nga Marrëveshja Kolektive për kategorinë e tyre.

Klubi i Juventusit është gjithashtu i gatshëm, nëse kjo do të jetë e nevojshme, të mbrojë legjitimitetin e plotë të sjelljes së tij në gjykatat kompetente”, shkruhej në komunikatën e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat