Ballkani stërvitet në Gjibraltar, gati për sfidën e nesërme 

Futboll

Ballkani stërvitet në Gjibraltar, gati për sfidën e nesërme 

Nga: K. G. Më: 16 gusht 2023 Në ora: 22:46
Pamje nga stërvitja e sotme

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Gjibraltar, para ndeshjes së nesërme.

Therandasit do të ballafaqohen me Lincoln Red Imps, në kuadër të rrethit të tretë të Conference League në futboll. 

Ballafaqimi i parë ka përfunduar me rezultat 2:0 në favor të Ballkanit.  

“Kanë mbetur edhe tri finale, për ta arritur së bashku objektivin tonë primar në Evropë.

E para zhvillohet nesër nga ora 18:00, ku lojtarët tanë zbresin në Victoria Stadium për ta zhvilluar përballjen e dytë me Lincoln Red Imps. 

Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat