Mendilibar: Krijuam raste, por është e shumë vështirë të fitosh ndaj Cityt

Futboll

Mendilibar: Krijuam raste, por është e shumë vështirë të fitosh ndaj Cityt

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:29
Mendilibar

Superkupën e Europës 2023 e fitoi Manchester City, i cili ia doli të mposhte Sevilla-n vetëm pas penalltive, me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 1-1.

Duke folur pas këtij takimi, trajneri i spanjollëve, Jose Luis Mendilibar theksoi se skuadra bëri një lojë të mirë, por sipas tij është e vështirë të fitosh përballë një kundërshtari si City i Guardiolës.

“Të bësh një plan të mirë ndeshjeje kundër një skuadre të fortë si City është shumë e komplikuar.

Unë me të vërtetë do të doja të kishim luajtur më lart dhe t’i kishim vënë ata më shumë nën presion.

Kur kishim mundësitë për të shënuar golin e dytë, ne nuk e bëmë.

Por unë me të vërtetë mendoj se kemi luajtur një lojë të mirë dhe ndoshta kemi krijuar më shumë raste se ata. City në përgjithësi shënon të paktën një gol për ndeshje dhe ne menduam se duhej të shënonim dy gola sonte për të fituar, por në të vërtetë nuk ia dolëm”-tha tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat