Ish - sulmuesi i Lazios nuk kursehet ndaj Juventusit: Ky është një turp

Futboll

Ish - sulmuesi i Lazios nuk kursehet ndaj Juventusit: Ky është një turp

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:30
Xhibril Size

Xhibril Size, ish-sulmuesi i njohur francez i cili në karrierën e tij ka veshur fanellën e klubeve të njohura si Liverpuli, Olimpik Marseja e Lacio, ka bërë një postim të ashpër kundër Juventusit.

Ish-lojtari ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një miqësore mes ekipit U16 të bardhezinjve dhe atij të Liverpulit.

Ai ka shpjeguar se një lojtar i ri i klubit italian, i ishte drejtuar me shprehje raciste një futbollisti anglez, duke bërë që ndeshja të ndërpritej menjëherë.

Tani e tepruat. Gjatë ndeshjes Juventus kundër Liverpul U16 (djali im Prins po luante), një djalë i Juventusit e quajti n***o një të Liverpulit. Stafi i Liverpulit e ndërpreu ndeshjen.

Juventus, çfarë ke ndër mend të bësh tani?

Është e turpshme me djem 15-vjeçare, më mirë të veprosh me forcë dhe tani të keni turp”, shkruante Size në postimin e tij që denonconte ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat