PSG pranë një tjetër goditje

Futboll

PSG pranë një tjetër goditje

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Paris Saint-Germain është përfshirë në një revolucion total këtë verë teksa nga klubi janë larguar emra të rëndësishëm si Lionel Messi apo edhe Neymar.

Megjithatë, edhe merkato në hyrje ka rezultuar tejet aktive për kryeqytetasit të cilët sa i takon sulmit kanë transferuar emra si Dembele, Asensio dhe Gonçalo Ramos.

Gjithsesi, drejtuesit e PSG nuk ndalen me kaq pasi së fundmi kanë gjetur akordin me Randal Kolo Muani.

Sulmuesi që aktivizohet me Eintracht Frankfurt në Bundesligë dëshiron transferimin në Ligue 1, aty ku do të bashkohej me një pjesë të madhe të shokëve të kombëtares së Francës.

Aktualisht, Kolo Muani ka gjetur edhe akordin personal me drejtuesit e PSG dhe “topi” tashmë është në “fushën” e gjermanëve të cilët duhet të vendosin nëse do të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit që sezonin e kaluar ia doli të shënonte 23 gola dhe të kontribuonte me 17 asist në 46 ndeshje me fanellën e Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat