Elvis Rexhbeçaj e nis me sezonin e ri në mënyrë bombastike

Futboll

Elvis Rexhbeçaj e nis me sezonin e ri në mënyrë bombastike

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:23
Elvis Rexhbeçaj

Elvis Rexhbeçaj e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen mes skuadrës së tij Augsburg dhe Borussia Moenchegladbach.

Pjesa e parë ka përfunduar 3:3, derisa golin e parë për Augsburgun e realizoi mesfushori kosovar.

Ishte minuta e 29-të e ndeshjes, kur Rexhbeçaj realizoi një gol spektakolar nga distanca me një gjuajtje tejet të fuqishme për 1-2.

Ky ishte goli i parë këtë edicion për Rexhbeçajn, derisa për Augsburgun titullar është edhe sulmuesi nga Kosova Mërgim Berisha..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat