PSG barazon përsëri në Ligue 1

Futboll

PSG barazon përsëri në Ligue 1

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 23:29
Mbappe

Paris Saint-Germain ka barazuar përsëri në ndeshjen kundër Toulouse në Ligue 1 me rezultat 1:1.

Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan nga pika e bardhë. Kylian Mbappe (62’(u rikthye në PSG duke shënuar gol nga penalltia derisa rezultatin e barazoi Aboukhalal (87’)

PSG ende nuk ka arritur që ta marrë vetën këtë sezon, pasi që ka barazuar në dy xhirot e para të Ligue 1.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte shumë më e mirë për mysafirët me Achraf Hakimi që pati rastin e parë në ndeshje në minutën e 21-të.

Gonçalo Ramos i Parisit po ashtu pati rast të shënoi në pjesën e parë, por goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së portierit të Toulousë në minutën e 39.

Vendasit rastin e parë për të shënuar e patën me Desler që humbi një rast të mirë në minutën e 43-të duke dërguar topin pak centimetra larg shtyllës pingule të portierit Donnarumma.

Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë më i qetë, me Mbappe që hyri në lojë në minutën e 51-të duke e zëvendësuar Kang-In Lee.

Kujtojmë së një minutë më parë, PSG, kishte shënuar një gol me anë të Warren Zaire-Emery por që u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Sfida u zhbllokua në minutën e 62.

Fillimisht Mbappe kishte arritur të depërtonte mirë në zonë e ku ishte ndalur në mënyrë të parregullt nga mbrojtja e Toulouse që shkaktuan penallti. 

Mbappe do të ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për rezultat 0-1 në të mirë të PSG-së.

Minutat 75 dhe 78 ishin minuta ku PSG kishte mundur të kalonte në epërsi por Ramos respektivisht Vitinha nuk arritën të shënojnë gol.

Kjo ju hakmor mysafirëve pasi që Achraf Hakimi shkaktoi penallti duke bërë që Toulouse ta barazoi rezultatin duke shënuar gol nga pika e bardhë në minutën e 87 ku nga pika e bardhë i saktë u tregua Zakaria Aboukhlal.

Kështu pas xhiros së dytë, Paris Saint – Germain mbetet pa fitore duke regjistruar barazimin e dytë me radhë.

Fitoren kampioni francez duhet ta kërkojë në ndeshjen e radhës që ata do ta zhvillojnë kundër Lensit në shtëpi derisa Toulouse luan në shtëpi kundër Strasburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat