Ziyech te Galatasaray

Futboll

Ziyech te Galatasaray

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 16:33
Ziyech

Në rrjetet sociale e kanë cilësuar si prezantimin më të mirë të të gjitha kohërave, ose të paktën të vitit. Po flasim për prezantimin e Hakim Ziyech te Galatasaray.

Lojtari maroken është transferuar në Turqi në orët e kaluara dhe është prezantuar nga klubi.

Kanë qenë plot 50 mijë të pranishëm në stadium edhe për ndeshjen e kampionatit mes Galatasaray-t dhe Trabzonspor-it.

Në fakt, pas ndeshjes mes dy ekipeve, lojtarët e Galatasaray-t kanë mësuar për transferimin e Ziyech dhe e kanë mësuar direkt në fushë pasi ish-lojtari i Chelsea-t ka qenë mes tifozerisë ultras.

Kur e kanë parë në mesin e tifozerisë, lojtarët e Galatasaray-t kanë mbetur të befasuar dhe pa fjalë. Imazhet e këtij momenti kanë bërë xhiron e internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat