​Ballkani mban sot konferencën për media para ndeshjes me Bate Borisov

Futboll

​Ballkani mban sot konferencën për media para ndeshjes me Bate Borisov

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka njoftuar në “Facebook” se sot do ta mbajë konferencën për media para ndeshjes së ardhshme në Ligën e Konferencës ndaj Bate Borisov.

Nesër me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Ballkanit dhe Bate Borisov, sfida kjo e parë në “PlayOff-in” e Ligës së Konferencës për kampionin kosovar.

Ndërkaq, sot nga ora 17:45 Ballkani do të mbajë konferencën për media në “Fadil Vokrri”.

Aty do të paraqiten trajneri Ilir Daja dhe lojtari Nazmi Gripshi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat