Edon Zhegrova shihet si opsion për Napolin

Futboll

Edon Zhegrova shihet si opsion për Napolin

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:24
Edon Zhegrova

Napoli është në kërkim të një sulmuesi anësor, pasi Hirvin Lozano do të largohet nga klubi.

Sulmuesi meksikan ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

Nëse këtë javë palët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, atëherë Napoli do ta shes atë për të liruar një vend në repartin ofensiv. Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është një nga opsionet e Napolit.

24-vjeçari ka një vit e gjysmë që është pjesë e Lille dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë. Megjithatë prishtinasi është vetëm opsioni i dytë për Napolin, pasi objektivi kryesor është danezi Jesper Lindstrom që luan me Eintracht Frankfurt.

“Corriere dello Sport”  ka  raportuar se Napoli do të tentojë transferimin e Lindstrom dhe nëse nuk arrihet ai do të synohet Zhegrova.

Lojtari danez vlerësohet rreth 35 milionë euro në merkato, ndërsa vlera e yllit të Kosovës është rreth 12 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat