Lionel Messi flet për të ardhmen e tij në Amerikë

Futboll

Lionel Messi flet për të ardhmen e tij në Amerikë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:13
Lionel Messi

Lionel Messi po shijon aventurën në Amerikë, teksa korri trofeun e parë me skuadrën e Inter Miami. Në një intervistë për mediat amerikane, ai u shpreh se ndidhet i lumtur në Florida dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

“Të jem i ndershëm, nuk po mendoj për t’u larguar nga futbolli. Më pëlqen të jem ende me topin në këmbë dhe të luaj. Për sa kohë do të kem fuqi dhe mundësi do të vazhdoj të luaj”, u shpreh Lionel Messi, duke larguar lamtumirën nga sporti.

“Dua të shijoj këtë aventurë të re, të shijoj futbollin pa patur asnjë keqardhje për atë që po bëj. Këtu po argëtohem dhe shpresoj të vazhdojë sa më gjatë ky moment”, tha sulmuesi argjentinas, protagonist në Amerikë me golat e tij.

Deklaratë që konfirmon se do ta shohim ende për shumë kohë në fushat e blerta “pleshtin”, që po mahnit me golat e tij në MLS, ku prej dy muajsh luan me skuadrën e Inter Miami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat