Deklaratat e Cassanos për Napolin

Futboll

Deklaratat e Cassanos për Napolin

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 13:26
Cassano

Antonio Cassano e gjen thuajse gjithmonë mënyrë për të provokuar.

Së fundmi, ish-futbollisti foli për Napolin duke theksuar se këtë sezon të kaltrit nuk kanë asnjë shans për të mbrojtur titullin, madje sipas tij rrezikojnë të mbeten jashtë zonës Champions.

Cassano është i bindur se me trajnerin Rudi Garcia skuadra nuk do të funksionojë ashtu siç bënte në periudhën kur drejtohej nga Luciano Spalletti.

Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak ish-drejtorit të disa klubeve në Itali, Pietro Lo Monaco.

Ky i fundit është një prej njerëzve të afërt me presidentin e Napolit, De Laurentis dhe nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Cassano di të flasë vetëm idiotësira.

“Cassano meriton një lugë çimento, në këtë formë do t’i mbyllej goja pasi ai flet vetëm idiotësira.

Deklaratat e tij nuk kanë asnjë përmbajtje teknike, Cassano është mësuar të flasë kot dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi”, u shpreh Lo Monaco që del në këtë formë në krah të De Laurentis për të zëvendësuar Spallettin me Rudi Garcian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat