Udhëtim i gjatë i Partizanit, Zekiç ka gati formacionin për kazakët

Futboll

Udhëtim i gjatë i Partizanit, Zekiç ka gati formacionin për kazakët

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:13
Lojtarët e Partizanit

Partizani ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Kazakistanit. Skuadra ka zhvilluar një seancë stërvitore gjatë paradites dhe më pas rreth mesditës janë nisur me një avion “charter” drejt Astanës, ku kanë mbërritur gjatë pasdites me orën tonë, ku u është rezervuar një pritje shumë e ëmbël.

Disa tifozë nga Kazakistani kanë pritur me pankarta në duar Eros Grezdën dhe Adnard Mehmetin, ku edhe u kanë kërkuar fanellat.

Ditën e sotme të kuqtë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Astana Arena”, para ndeshjes së nesërme, që luhet në 16:00 me orën shqiptare.

Partizani ka përgatitur thuajse çdo detaj në Tiranë dhe shkon në Astana me qëllimin e ambientimit me fushën sintetike, e cila shihet si një nga pengesat kryesore, përveç cilësive të kundërshtarit.

Kristian Mba nuk ia ka dalë të rikuperohet për sfidën e nesërme.

Sulmuesi pësoi një problem muskulor në ndeshjen e parë ndaj Valmierës dhe mungoi në ndeshjen e kthimit, si dhe në miqësoren ndaj Romës. Pavarësisht përpjekjeve, nigeriani nuk ia ka dalë dhe do të duhet të qëndrojë jashtë për këtë sfidë.

Mba nuk është i vetmi, pasi as Atanaskoski nuk do të mund të luajë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve. Gjithashtu, Mensah dhe Sembene janë të dëmtuar dhe nuk llogariten për këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat