Agim Agushi do ta thyejë një tjetër rekord botëror

Futboll

Agim Agushi do ta thyejë një tjetër rekord botëror

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:29
Agim Agushi

Agim Agushi nuk e ka ndërmend të ndalet me thyerje të rekordeve botërore.

Zhongleri i njohur nga Kosova e ka zbuluar njërin prej planeve të tij për ta shkruar përsëri emrin në librin e rekordeve botërore “Guinness”.

Agushi, me profesion profesor, së fundmi e theu rekordin botëror në çift, në një vend special, në Kalanë e Prizrenit.

Ndërsa, një tjetër sfidë për të do të jetë rekordi botëror që do të tentojë ta thyejë në Stamboll duke zbritur shkallëve duke zhongluar me top në kokë.

Ai do të mundohet ta thyejë rekordin aktual, i cili është 1500 shkallë të përshkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat