“Puthja fatale”, FIFA hap procedim ndaj tij

Futboll

“Puthja fatale”, FIFA hap procedim ndaj tij

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:50
Rubiales puth lojtaren

“Puthja fatale”, FIFA hap procedim ndaj tij!

Çështja në lidhje me atë që ndodhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Spanjën fituese të Kupës së Botës për femra nuk është mbyllur.

Veprimi i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, teksa puthi futbollisten Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj, ka tronditur jo vetëm iberikët, por edhe më gjerë.

Kësisoji, FIFA ka hapur një hetim kundër Luis Rubiales. Komiteti disiplinor, i cili i komunikoi hapjen e procedurës numrit 1 të RFEF, e akuzon atë për shkeljen e rregullave të FIFA-s për “fair-play, besnikërinë dhe integritetin”. FIFA ripohon angazhimin e saj të fortë “për të respektuar integritetin e çdo personi dhe dënon fuqishëm çdo sjellje në të kundërtën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat